Vendosni fjalën kyçe....

Kosova në Interpol, Serbia vazhdon lobimin kundër


Me 22 nëntor jepet vendimi për Kosovën, Serbia vazhdon të lobojë kundër saj

Njëra ndër betejat e radhës për Kosovën është ajo në Dubai për të marrë pjesë në e asamblenë e përgjithshme të Interpolit.

Kosova ka aplikuar për vendin anëtar të kësaj organizate. Por siguri që vendimi të jetë pozitiv kësaj radhe nuk ka.

Anëtari i komisionit për siguri, Daut Haradinaj, thotë se ende ka punë në këtë drejtim.

Në anën tjetër, Haxhi Shala konsideron se Serbia prapë ka punuar që të bllokojë  këtë çështje.

E  frika se ndonjë skandal shtetëror mund të ndikojë në Interpol, sipas Shalës nuk ka nevojë të ndjehet.

Për Interpolin siguri nuk ka as vetë kryeministri, Ramush Haradinaj, Shefi i Qeverisë thotë se kjo temë nuk  i përket atij.