Vendosni fjalën kyçe....

I bie ministri i tretë, asnjë reagim nga Rama deri më tani


 

Mos dekretimi i emrit të Sandër Lleshit  nga Presidenti Ilir Meta shënon rrëzimin e tretë të ministrit të Brendshëm për Kryeministrin Rama pas largimit të Saimir Tahirit dhe dorëheqjes së Fatmir Xhafajt.

Në rastin e Tahirit dhe Xhafajt kemi dorëheqjen e tyre ndërsa për Lleshin kemi rrëzimin me një dekret presidencial.

Por deri më tani pas vendimit të Presidentit për mosdekretimin e Lleshit nuk kemi një reagim nga Kryeministri Rama.

Duket se mos-dekretimi nga Meta i propozimit të Ramës për Ministër të Brendshëm e ka lënë pa fjalë kryeministrin.