Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënohet kreu i IMT-së Durrës


Kryeinspektori i IMT-së në Durrës, Ardian Halili dyshohet se është kanosur për shkak të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në fshatin Bizë, ku 4 persona përkatësisht Bedri Dervishi, Nexhmije dhe Anita Dervishi, si dhe Begator Gjoka kanë kanosur me jetë teksa ndodhej në lokalin pranë banesës kryeinspektorin Halili.

Shkak ishte një urdhër për prishjen e objektit agjenci ”Dervishi”, që ndodhet te Ura e Dajlanit, në hyrje të Durrësit.

Kanosja erdhi pasi familjes Dervishi, në pronësi të së cilës është objekti, i është dërguar urdhri për prishjen e objektit, ndërtim pa leje. Objekti ishte në proces legalizimi, por me kërkesë të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare është skualifikuar nga legalizimi, pasi cenon sigurinë hekurudhore.

Kryeinspektori ka bërë kallëzim penal ndaj 4 personave për kanosje për shkak të detyrës dhe pretendon se dhe pas kallëzimit penal personat kanë vijuar të lëvizin në zonën e tij të banimit si formë presioni ndaj tij. Begator Gjoka është punonjës i policisë së burgjeve dhe koleg i Nexhmijes.

Njoftimi i Policisë së Durrësit

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetaseve:

• N. D. 48 vjeçe, banuese në Durrës;

• A. D. 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Shtetaset e mësipërme (ëmë e bijë), ditën e sotme në fshatin Fushë- Bizë, Ishëm, kanë  kanosur me fjalë për shkak të detyrës shtetasin A H. 48 vjeç,  banues në Durrës K/ Inspektor në IMT Durrës.

Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe janë referuar materialet në prokurori për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës ” parashikuar në nenin 238 të Kodit Penal.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *