Vendosni fjalën kyçe....

Ramos: Nuk i vura re talljet e tifozëve


Pas disa humbjeve radhazi, Real Madridi më në fund e gjeti fitoren mbrëmjen e së shtunës kundër Real Valladolidit.

Pas kësaj fitoreje, Sergio Ramos ka folur pas kritikave që skuadra mori në stadiumin në “Santiago Bernabeu”, nga tifozët e vet.

Çdo veprim të Sergio Ramosit, tifozët e Realit e shoqëruan me fishkëllima duke e tallur, por futbollisti thotë se nuk i kishte vënë re.

“Unë sinqerisht nuk e vura re se, por ata prej nesh që janë këtu më gjatë duhet ta marrin këtë rol”, tha Ramos për BeIN Sports.

 “Kur gjërat nuk shkojnë siç doni ju, atëherë duhet të ruhet qetësia dhe të insistohet në flijim. Ekipi besoi deri në fund. Ne u përballem me një skuadër që luan futboll të mirë”, tha Ramos pas ndeshjes.

“Ne i kuptojmë ndjenjat e tifozëve tanë, fishkëllimat dhe çdo gjë, por duhet ta ndryshojmë këtë. Festimi ishte gjest i krenarisë dhe dinjitetit.

Brenda meje ekziston krenari dhe pikërisht kjo më ka ndihmuar t’i thyejë të gjitha rekordet që i kam thyer. Po ashtu, këtë ia kam dedikuar edhe vëllait tim që është i sëmurë”, vazhdoi më tej ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *