Vendosni fjalën kyçe....

Rama nuk jep shumë shpresa për rikthimin e Alvinit: Atje është zonë lufte


Kryeministri Edi Rama ka folur për rastin e fëmijës shqiptar Alvin Berisha, i cili ka mbetur i izoluar në një kamp në Siri ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”. Mirëpo kryeministri nuk dha shumë shpresa për rastin e Alvinit, duke thënë se atje është zonë lufte dhe atje mund të shkohet vetëm me një grup të caktuar.

“Ky burg, se është burg ai, nuk është në një zonë të aksesueshme. E vetmja mënyrë të shkohet atje është me forca, me një grup të caktuar, ka qenë edhe mundësia që të shkojë ministri i brendshëm vet. Se atje është zonë lufte, nuk dihet kush të del përpara.

Në rastin e riatdhesimeve të Kosovës është një rast specifik me anë të një programi amerikan dhe misioni ka qenë i lidhur me disa figura shumë të radikalizuara atje.

Ky kamp është pak më larg kufirit, përtej 30 kilometra është zona ku ushtria turke ka marrë inkursionin. Pra ti duhet të kalosh afër zonës së luftës dhe të futesh në një zonë ku s’dihet se çfarë ka. Tani si mund të nisesh qorrazi pa ditur edhe nga janë ato 70 veta. Janë edhe një numër burrash, por nuk mund ta them. Nëna e Alvinit ka qenë një person i radikalizuar që ka shkuar të punojë me ISIS.

Kemi bashkëpunuar me aleatët amerikanë për të bërë evakuimin, por ata tashmë janë tërhequr. Ky burg nuk është në një zonë të aksesueshme. Problemi është që nuk ke më kë flet. Ndërmarrja e vetme është për të shkuar me forca për ta marrë atje.

Nuk mund tu drejtohemi dot amerikanëve që të bënin ndërmjetësin. Edhe ambasada amerikane këtu ka qenë shumë e interesuar ashtu siç janë edhe shërbimet sekrete.

Por un di të them që çështja e këtyre personave, është një çështje të cilës ne kemi prej disa kohësh që çdo javë bëjmë nga një takim informues, dhe lidhur me ngjarjen që u bë publike kemi bërë përpjekje dhe po vazhdojmë të bëjmë”, tha Rama.

Ndërsa përpjekjet nga Italia për të mundësuar rikthimin e Alvinit pranë familjes, duke i dhënë nënshtetësinë italiane, Rama i quan propagandë.

 “Kush në Itali ka dhënë nga këto opsione është thjesht propagandë, për të fituar simpatira e ku di unë.”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *