Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet helikopteri pranë parkut në Florida, dy të vdekur dhe një i plagosur (VIDEO)


Një helikopter është përplasur në një park të lëvisshëm në Florida këtë të martë, duke lënë dy të vdekur dhe duke i vënë flakën shumë banesave.

“Fox News” shkruan se dy viktimat mund të kenë qenë Brenda në helikopter, duke shtuar se ka mbetur i plagosur edhe një person i tretë. Ky i fundit mendohet se nuk ka qenë brenda në helikopter, por jashtë në vendin kur ra ky helikopter. I plagosuri është dërguar në spital, por ende nuk ka të dhëna mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Disa fotografi janë realizuar në vendngjarje, e ku tregohet një flakë e ndritshme portokalli dhe nëj tym i zi i trashë.

Dy shtëpi morën flakë pas rrëzimit të helikopterit, edhe pse besohet se asnjë njeri nuk ndodhej brenda tyre në ato momente, të paktën kështu njoftoi zyra e sherifit rreth orës 14:15.

Forcat e sigurisë mbyllën parkun deri në shuarjen e zjarrit dhe Zyra e sherifit i kërkoi publikut të qëndrojë i kujdesshëm pranë rrugës “Flare” dhe “Bulevardit Ryant”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *