Vendosni fjalën kyçe....

Shiste kokainë te mbikalimi i Sukthit, arrestohet 40-vjeçari


Një 40-vjeçar me iniciale A.H banues në Durrës është arrestuar nga policia me akuzat për posedim të lëndëve narkotike të llojit kokainë.

“Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Sukthi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A.H., 40 vjeç, banues në Durrës”, thuhet në njoftimin nga policia e qytetit bregdetar.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve në rrugë operative se ky shtetas merrej me aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të llojit Kokainë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Sukthit”, Durrës, Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bllokuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi i dyshuar.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën rreth 18.5 gr lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një peshore elektronike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *