Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Rama vjedh taksat e shqiptarëve për bandën e tij, u tregua i pacipë në Malin e Zi për ndërtimin e urës


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë, nuk la pa komentuar vendimin e qeverisë për ndërtimin e Urës mbi Lumin Buna që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

Meta tha se ura është premtuar për herë të pestë dhe gjatë deklaratës së përbashkët Rama tha se është Mali i Zi që duhej të paguante më shumë sepse ka rroga më të larta.

Për këtë Meta akuzoi Ramën se merr vetëm taksa dhe borxhe në emër të shqiptarve vetëm për të vjedhur dhe jo për të bërë ura.

“Besoj se dhe sot e patë sesi u premtua për herë të pestë apo të gjashtë ajo ura që do të bëhet mbi Bunë. Sa herë është takuar me ndonjë autoritet nga Mali i Zi këtë premtim ka bërë por ajo që ishte sjellja më e pacipë dhe tallje, ishte ajo që duhet të paguante më shumë Mali i Zi për Urën mbi Bunë, meqenëse i paska Mali i Zi rrogat më të larta. Sepse ky nuk ka lekë për të bërë ura ky ka lekë vetëm dhe taksa dhe borxhe që merr në emër të shqiptarëve vetëm për të vjedhur për veten e tij dhe bandën e tij”, tha Meta.