Vendosni fjalën kyçe....

Peticion për të ndërruar datën e festës së “Halloween”-it, pse po e firmosin mijëra njerëz


Dhjetëra-mijëra njerëz po i kërkojnë Shtëpisë së Bardhë të ndryshojnë datën e festës së “Halloween” nga 31 tetori në të shtunën e fundit të muajit, kjo me qëllim për ta bërë festën më të sigurt, më të gjatë dhe pa stres.

Peticioni i “Change.org” tashmë ka mbledhur më shumë se 33,000 nënshkrime. Shumë prindër kanë argumentuar se festimi është më pak argëtues për të gjithë kur shkolla dhe puna bëhen natën.

Sipas Shoqatës së “Halloween dhe Kostume”, organizata që filloi peticionin, 70 për qind e prindërve nuk i shoqërojnë fëmijët e tyre “mashtrim ose qerasje” dhe rreth 3.800 njerëz lëndohen çdo vit në incidentet lidhur me festimet për “Halloween”.

 Sipas tyre, kalimi i festës në një ditë të shtunë do ta bënte atë më të sigurt, raporton CBS News.

“Mund t’i filloni gjërat më herët, ose mund t’i zgjasni më shumë dhe ndoshta festimi nuk do të jetë gjithë natën kur është tërësisht errët”, tha Cassandra Stone.

Ditët e Pushimit dhe festat janë lëvizur edhe më parë. Në vitet 1960, Kongresi shtyu ditëlindjen e Xhorxh Uashingtonit dhe Ditën e Punës për të hënën, kështu që njerëzit mund të vijonin me një fundjavë tre ditore.

“Por ‘Halloween’ nuk është një festë federale dhe me shumë gjasa nuk do të bëhete tillë”, tha autori dhe historiani Kenneth C. Davis.

“Halloween”, filloi si një traditë pagane më shumë se 1.000 vjet më parë por fitoi popullaritet në SHBA në vitet 1930.

Shumë nga ata që kundërshtojnë ndryshimin e datës argumentojnë se 31 tetori është rrënjosur në traditë dhe për këtë arsye, festa duhet të mbetet më 31 tetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *