Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi takon ministrin kinez, çfarë u diskutua mes tyre


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ndodhet në Kinë ku ka zhvilluar një takim me ministrin Song Tao, Drejtues i Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze.

Gjatë takimit u formalizuan marrëdhëniet ndërmjet dy partive, të cilat u vlerësuan si tepër të rëndësishme për të forcuar më tej marrëdhëniet Kino-Shqiptare.

Gjatë takimit Kryemadhi shprehu falenderimet dhe mirënjohjen për këtë hap të ri të hedhur ndërmjet dy partive dhe shprehu angazhimin për të shtrirë bashkëpunimin në disa fusha të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh, ne fushat e Turizmit, Bujqësisë, Infrastrukturës dhe Drejtësisë e Rendit.

Ajo shprehu kënaqësinë për trendin në rritje të shkëmbimeve ekonomike-tregtare, ku sot Kina është investitori i dytë më i madh në Shqipëri, si dhe rritjen e vazhdueshme të numrit të turistëve kinezë në Shqipëri.

Song nga ana e tij shprehu vlerësimin për bashkëpunimin me LSI si një faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare dhe kontributore e përmirësimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Song shprehu angazhimin, në emër të Partisë Komuniste Kineze, për të shtuar bashkëpunimin duke shkëmbyer takime të niveleve të larta për të ndarë eksperiencat e suksesshme respektive.

Gjithashtu, një vëmendje e veçantë do i kushtohet shkëmbimeve rinore, në kuadër të forcimit dhe trashëgimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *