Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas 60-vjeçaren në Vlorë, dërgohet në spital


Një 60-vjeçare ka mbetur e plagosur sot në Vlorë, pasi u përplas nga një makinë tip “Benz”. Aksidenti ka ndodhur herët mëngjesin e sotëm, pranë Poliklinikës. E moshuara është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Rreth orës 07:40, në bulevardin ‘Ismail Qemali’, në afërsi të poliklinikës, shtetasi E. K., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka aksidentuar shtetasen E. A., rreth 60 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.”– bën me dije Policia.