Vendosni fjalën kyçe....

Rama-Bashës: Departamenti Antishpifje ka konstatuar 23 padi ndaj teje


Kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar së fundmi se  Departamenti Antishpifje ka konstatuar 23 padi ndaj Lulzim Bashës. Bashkëbisedimin e Bashës me gazetarët, Rama e quan konferencë shtypi me diare intensive”. 

“Artist,jam i impresionuar! Departamenti Antishpifje paska konstatuar sot shkaqe për 23 padi ndaj teje. Konferencë shtypi me diare intensive më thonë? E di xhan e di,të kanë zënë të prerat nga zgjedhjet që po vijnë e po bën gati terrenin e humbjes fitimtare të radhës. Mbahu fort”, shkruan Rama. 

Kreu i Partisë Demokratike, Basha, mblodhi sot grupin parlamentar të forcës politike që drejton lidhur me aksionin opozitar.

Basha ka deklaruar se në ditët në vijim do zbulohen skandale të reja të qeverisë Rama ndërsa u ka kërkuar të tijve që të përgatiten për përballjen me qeverinë.

“Vendi është në kolaps total. Partiaq Demokratike do vazhdojë betejën për dekriminalizimin e zgjedhjeve. Ne do përgatitemi intensivisht për zgjedhjet dhe do i fitojmë ato. Duhet të bëhemi gati, dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më e shpejtë sesa e mendojmë. Skandale të tjera do të dalin. Minimumi 15 mandate nga PS janë të palegjitimuara, prandaj qëndrimi ynë me Parlamentin do të mbetet i njëjtë”, tha Basha pak më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *