Vendosni fjalën kyçe....

Berisha publikon foton: Kjo është rezidenca e re e Kallam Dështakut në New York


Një qytetar ka publikuar një foto që sipas tij tregon shtëpinë e re të kryeministrit Rama në Nju Jork të SHBA-së.

Fotoja dhe mesazhi i qytetarit është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në ‘Facebook’.

Berisha i bën thirrje FBI-së që të hetojë denoncimin e qytetarit dixhital.

“Rezidenca e re e Kallam Deshtaku ne State Island New York! Shikoni foton dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Me këtë rast i bëj thirrje FBI të hetojë me pëparësi këtë denoncim të qytetarit dixhital.

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e tij. 

Përshendetje doktor,

Ajo që shikoni në foto, është shtëpia që po ndërton kryeministri Edi Rama në Staten Island, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është një qytetar që jeton aty pranë, në atë zonë, i cili mbështet këtë ide, duke dërguar përveç fotos edhe të dhëna të tjera.

Shtëpia po ndërtohet e re dhe është pranë shtëpisë si Selim Rusit, një emër i njohur në Shqipëri por edhe si person që ka njohje të afërt me Ramen.

Selim Rusi është një bisnesmen i njohur edhe në qarqet amerikane, por edhe shumë miqësor me kryeministrin shqiptar, demonstruar kjo nga foto të shumta që gjenden lehtë edhe në rrjete sociale.” – shkruan Berisha në ‘Facebook’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *