Vendosni fjalën kyçe....

Me muzikë pompoze dhe video, Veliu shfaq sukseset e policisë (Videot)


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka dalë sot në një konferencë për mediat për të prezantuar sukseset e policisë që prej nisjes së operacionit ‘Forca e Ligjit’.

Kreu i policisë tha se prej që nisjes së këtij operacioni disa muaj më parë, rezultatet kishin qenë mbresëlënëse.

Ndërkohë ai prezantoi edhe nismën më të fundit të policisë, të koduar me emrin ‘Ndëshkimin e të Fortëve’.

Sipas tij, ‘të fortët’ që janë skeduar dhe që shkaktojnë probleme në rendin publik në mbarë vendin do marrin përgjigjen e merituar nga policia nëse guxojnë të sfidojnë autoritetin e shtetit.

Në fund të prezantimit, Veliu ka ftuar të pranishmit të ndjekin videot me përmbledhjen e sukseseve të policisë.

Me muzikë pompoze në sfond, videot ishin një përmbledhje e punës së policisë dhe teksa i sheh, të krijohet ndjesia sikur po sheh trailerin e ndonjë filmi aksion të Hollivudit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *