Vendosni fjalën kyçe....

Lumi Buna del nga shtrati dhe përmbyt disa lagje, bashkia e Shkodrës jep informacione mbi situatën


Reshjet e dendura të shiut të mbrëmjes së kaluar kanë sjellë përmbytje në Shkodër. Lumi Buna ka dalë nga shtrati, duke rrethuar disa banesa në pjesën veriperëndimore të qytetit.

Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacion të përditësuar lidhur me situatën, në njësitë administrative.

Gjatë 24 orëve te fundit ka rritje të nivelit të ujit nga prurjet, shkarkimet, reshjet në të gjithë territorin në Shkodër.

SITUATA NË SHKODËR

Lumi Buna ka dalë nga shtrati. Rritja e nivelit të liqenit ka krijuar vështirësi qarkullimi në disa lagje qytetit, duke rrethuar nga uji territorin që shtrihet në pjesën veriperendimore të qytetit si lagjet nr.1 dhe nr. 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe, Perash.

Ka rritje të prurjeve të lumit Drin.

Mbrëmë natës në qytetin e Shkodrës janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytet mbi dhjetë familje tek të afërmit e tyre dhe në strehime të tjera.

Gjatë natë forcat zjarrëfikëse kanë punuar për largimin ujit nga shtëpitë të cilat kanë patur prezencë uji në oborre, duke parandaluar dëmtimin e disa banesave.

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç datë 11.02.2021

Hidrometri shënon 6.98 cm , me një rritje prej 11 cm në hidrometrin e Dajçit, 25 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë.

– 1800 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore).

-Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë.

-Shtëpi të përmbytura 6

– Prezencë uji në oborre 121 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 9, Rrushkull 12, Suka 9.

-Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjien Mazija- Suka Dajç.

-Është e pakalueshme rruga kryesore e Darragjatit dhe vetëm me mjete të tonazhit të lartë mund të lëvizet.

-Kërkohet ndërhyrje emergjente nga Bordi Rajonal Lezhë për të bërë të mundur mbylljen fundore të argjinatures së Darragjatit pasi uji vërshon në zonën e banuar.

-Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.

– Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.

-SPZ e zonës në gatishmëri .

-Qendrat shendetësore në gatishmëri

– Energji elektrike kemi në gjithë zonën, por me shkëputje.

-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.

-Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore.

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Guri i Zi, datë 11.02.2021

-Ka prezencë uji në 30 ha tokë bujqësore (grurë, jonxhe dhe livadh), në fshatrat Guri i Zi, Kuç dhe Rrencë.

-Tre shtëpi të rrethuara nga uji në fshatin Rrencë tek tullat.

-Është bllokuar ura e Pestallës nga kallamishtet, aty ku kryqëzohet me rrugën e Vukatanës.

-Vazhdon gërryeja e tokës bujqësore nga fshati Ganjollë deri tek mali i Vukatanës.

-Është i bllokuar kanali kullues i rruges së Gajtanit gjë që bën vërshimin e ujrave përgjatë rrugës.

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Velipojë për datën 11.02.2021

– Sipërfaqe toke e përmbytur në total 300 ha në fshatrat Luarz, Ças, Baks i Ri dhe Reç i Ri.

– Shtëpi të përmbytura nuk ka.

– Prezencë uji në oborre 8 shtëpi.

– Energji elektrike, ka përveç fshatit Reç i Vjetër.

– Qendrat shendetësore në gatishmëri.

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Bërdicë, datë 11.02.2021

– Rritje nga 260 hektarë në rreth 1100 hektarë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush- Bërdicë e Madhe- Bërdicë e Mesme-Bërdicë e Sipërme.

-25 Shtëpi banimi janë të rrethuara nga uji (kryesisht në fshatin Trush).

-Prezencë uji ka në lagjen Maksuti, Qokthi dhe Malsorët e Mullinit ku si pasojë e fryrjes të dy kanaleve të para Vija e Orizit dhe kanali i Kolagjinit të cilët sa vijnë dhe rrisin nivelin e ujin në kanale të dyta dhe të treta.

-Hyrja e rrugës Malsorët e Mullinit me gjatësi rreth 150 m ka rreth 50- 60cm ujë ku si pasojë e mos kullimit të kanaleve kulluese të lartpermendura ndikojne dy kanalet (Vija e Orizit dhe kanali i Kolagjinit).

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Guri i Zi, datë 11.02.2021

-Ka prezencë uji në 30 ha tokë bujqësore (grurë, jonxhe dhe livadh), në fshatrat Guri i Zi, Kuç dhe Rrencë.

-Tre shtëpi të rrethuara nga uji në fshatin Rrencë tek tullat.

-Është bllokuar ura e Pestallës nga kallamishtet, aty ku kryqëzohet me rrugën e Vukatanës.

-Vazhdon gërryeja e tokës bujqësore nga fshati Ganjollë deri tek mali i Vukatanës.

-Është i bllokuar kanali kullues i rruges së Gajtanit gjë që bën vërshimin e ujrave përgjatë rrugës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *