Vendosni fjalën kyçe....

Gara presidenciale, cila është senatorja që Trump-i e thërret ‘Pocahontas’


Senatorja demokrate amerikane, Elizabeth Ann Warren, ka shkaktuar jo pak debate në SHBA pas pretendimeve të saj se kishte prejardhje nga indianët e Amerikës.

Senatorja ka shprehur ambiciet e saj për të garuar për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2020 dhe për të pasur një mbështetje sa më të gjerë deklaroi se është amerikane me rrënjë të thella, raporto “Breibart”.

E ngacmuar prej presidentit Trump që të vërtetonte pretendimet e saj, Warren publikoi testin e ADN-së. Sipas rezultateve të testit doli se ajo kishte më shumë se 95% prejardhje evropiane, ndërsa kishte edhe prejardhje amerikane, që shkon nga 6 deri në 10 breza të shkuar dhe që varion nga 1/64 në 1/1024.

Në jo pak postime në “Twitter”, Trump e ka ironizuar senatoren demokrate Warren si “Pokahontas “, duke iu referuar asaj indianes së famshme amerikane të viteve 1600.

Pas publikimit të testit, kreu i “Kombit Cherokee”, Chuck Hoskin Jr. e cilësoi si të pandershme përpjekjen e Warren për të shprehur përkatësinë e saj si indiane e Amerikës, ndërkohë që asgjë nuk i jepte të drejtë asaj duke nisur që nga testi i ADN-së.

Pas përpjekjes së senatores demokrate për të marrë sa më shumë vëmendje me deklaratat e saj, edhe mediat pranë demokratëve e kanë “braktisur”, pas një fushate pro saj dhe kundër deklaratave të Trump.

Senatorja është përballur me kritika të shumta nga mediat dhe publiku gjë që e ka detyruar të theksojë se nuk pretendon se është indiane e Amerikës dhe as nuk e liston veten si të tillë në Senat, por e kishte bërë të gjithë për t’iu kundërpërgjigjur racizmit të presidentit Trump.

Elisabeth Ann Warren është një senatore amerikane që përfaqëson shtetin Masachusetts që prej vitit 2013. Ajo ka qenë profesore e drejtësisë në Universitetin e Teksasit, në atë të Pensilvanisë dhe të Harvardit.

Ajo ka pasur disa funksione në administratën e presidentit demokrat Obama duke përfshirë këtu punën si asistente e kreut të shtetit dhe këshilltare speciale e Sekretarit të Thesarit.

Në vitin 2012m Warren zgjidhet senatore e shtetit Masachusetts duke u bërë femra e parë që përfaqësonte këtë shtet në Senat.

Warren ka shprehur ambicien e saj për të garuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 por zhvillimet e fundit e kanë dëmtuar jo pak imazhin e saj ç’ka mund ta detyrojë atë të tërhiqet nga gara për Shtëpinë e Bardhë. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *