Vendosni fjalën kyçe....

‘Boll, po më lëndon’, punonjësi i Soros-it arrestohet pas akuzave për dhunë


Një punonjës demokrat i “American Bridge 21st Century”, një grup i financuar nga Goerge Soros-i, është arrestuar pasi menaxherja e fushatës për kandidatin e Nevada-s për guvernator, Adam Laxalt-in, e akuzoi për dhunë.

Menaxherja e fushatës, 31-vjeçarja e quajtur Kristin Davison, thotë se Wilfred Michael Stark, 50 vjeç, i financuar nga Soros dhe David Brock, e ka lënë atë “tmerruar dhe traumatizuar” pas sulmit, sipas Fox News.

Stark u arrestua në Las Vegas mbrëmjen e së martës, pasi Davison paraqiti një akuzë kundër tij. Sipas Davidson, Stark e kapi atë për krahu dhe e shkundi, duke mos e lejuar të largohej.

Davison tha për ‘Fox News’ se një “njeri shumë i madh”, i identifikuar më vonë si Stark, “hyri me forcë në dhomën ku Adami Laxalt dhe unë po bisedonim para një aparati fotografik. Ne jemi mësuar me ndjekësit, por ky djalë ishte shumë fizik, duke më shtyrë, duke  shtyrë anëtarët e stafit tim, duke bërtitur”, shpjegoi Davison.

Por kjo nuk është hera e parë që Stark arrestohet për sulm ndaj femrave.

Stark është arrestuar në mars të këtij viti, pas dyshimeve se sulmoi sekretaren e Ministrit të Brendshëm, Ryan Zinke. Ai gjithashtu u arrestua për ndjekjen e kandidatit republikan, Ed Gillespie.

“Ai kapi krahun tim të djathtë, këmbët e mia u vendosën midis derës dhe murit. Ai më shtrembëroi krahun duke ma kthyer pas shpine. Isha e trembur. Sa herë që përpiqesha të largohesha, ai do të më tërhiqte më afër. ”, shpjegoi ajo.

“Isha e trembur dhe bërtisja: Boll, po më lëndon.”, janë fjalët e menaxheres së fushatës së Laxalt-it.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *