Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 32-vjeçari, u shpall në kërkim për vrasjen e babait


Arjan Shahaj

Arrestohet 32-vjeçari Arjan Shahaj që u shpall në kërkim për vrasjen e babait.

Një ngjarje e rëndë tronditi sot fshatin Shalës të Memaliajt. Një i ri dyshohet se ka vrarë babanë e tij me sëpatë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 pas një sherri verbal mes 32-vjeçarit, Arjan Shahaj dhe babait të tij, Iljaz Shahaj, pasi kishin dalë në pyllin e fshatit Shalës për të bërë dushk për bagëtitë.

32-vjeçari dyshohet se pas sherrit ka marrë sëpatën dhe e ka goditur babanë 65-vjeçari me të, duke i marrë jetën.

Arjan Shahaj pas ngjarjes është larguar ndërsa policia është vënë në kërkim të tij. Nuk dihen ende arsyet e sakta të konfliktit mes babait dhe djalit por nga informacionet paraprake mësohet se i riu kishte probleme mendore.

I riu dyshohet se pak kohë më parë tentoi të vrasë një kushëri ndërsa në vitin 2003 ka tentuar të vrasë të ëmën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *