Vendosni fjalën kyçe....

IMT-ja e Sarandës ‘fundos’ qytetarin, 5 milion lekë gjobë gabimisht


Pesë milionë lekë është gjoba që IMT-ja e Sarandës i ka vendosur shtetasit Shkëlqim Skënderi, me pretendimin se në biznesin e tij në Ksamil ka bëre një ndërtim të paligjshëm. Por qytetari është njohur me këtë masë vetëm kur Përmbarimi i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare.  Çudia më e madhe është se ai nuk ka pasur asnjë lloj bisnesi, për më teper lokal.

DENONCIMI: 

Shkëlqim Skënderi: Më kanë vënë një gjobë prej 5 mln lekësh të vjetra nga INUK. Më kanë thënë që ke një lokal në plazhin e Ksamilit dhe ke bërë ndërtim pa leje. Unë nuk kam as lokal dhe asnjë ndërtim tjetër.

Gazetarja: Kush jua vuri gjobën?

Shkëlqim Skënderi: Pas një viti e kam mësuar se e ka vënë INUK i Sarandës. Drejtori i IMT-së Sarandë nuk është në dijeni të rastit, por pranon se inspektorja duhet ta ketë shoqëruar gjobën me një foto të ndërtimit pa leje.

Gazetarja: Këtë procesverbalin e konstatimit nuk duhet që ta shoqërojnë me një foto ku është ky objekt. Të na e thotë Manushaqja ku është ky objekti.

Drejtori IMT Sarandë: Patjetër që procedura është dhe pjesa shpjeguese këtu që ka në procesverbalin e konstatimit, shoqërohet edhe me një fotografi përkatëse. Ç’dokumentacion ka vajtur në Tiranë unë nuk mund të flas me përgjegjësi.

Edhe pse Inspektorja që ka vendosur gjobën nuk ka pranuar të prononcohet, IKMT ka vënë në dispozicion fotot e objektit që është vëne gjoba. Por në fakt ky ndërtim nuk është i Shkëlqimit por i vëllait të tij, i cili e zotëron këtë lokal dhe pasi është gjobitur nga IKMT ka fituar gjyqin ndaj këtij institucioni dhe masa e gjobës është pezulluar.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *