Pas padisë në gjykatë të Taulant Ballës ndaj deputetit të PD-së ka reaguar vetë Ervin Salianji. Salianji përmes ironisë thekson se nuk i ka gjë 10 milionë lekë që do Balla si dëshmpërblim, pasi i dha ‘200 mijë euro Fredi Alizotit për videon’.
“Unë që “ i dhashë” Alizotit 200.000 Euro, për Ballën 10 milion lek janë hiç. Tē gjtha paratë që kemi të shkojnë për fondet e riedukimit, të ndihmojmë PS nga shoket e krimit! Sapo ka filluar! Të fala departamentit të shpifesave!”, shprehet Salianji.
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, publikoi të dhënat e sistemit TIMS, të cilat zbulojnë se kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka kaluar mbi 25 herë kufirin sëbashku me Edmond Begën.
Ky denoncim bëri që Balla të paditë sërish në gjykatë Salianjin.