Vendosni fjalën kyçe....

“Do ta zgjidhësh ti këtë punë, apo ta zgjidhë shefi lart”, PD publikon përgjimet e reja për Alizotin


Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj nga selia e PD-së akuzoi sot Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn se po përdorin pushtetin e  tyre për të mbrojtur Agron Xhafajn dhe Taulant Ballën. Alibeaj foli dhe për një pako që i është dhënë Alizotit.

Ai publikoi përgjime të reja të bisedës e Alizotit me Drejtori i Policisë së Qarkut Fier. 

“Menjëherë më pas, ai telefonohet nga Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, me numër telefoni 0694110316, dhe lë takim tek QTU në Fier. Në orën 17.13 minuta, Fredi Alizoti i drejtohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, me fjalët: “Do ta zgjidhësh ti këtë punë, apo ta zgjidhi Shefi lart”? Vetëm 7 minuta më vonë, aktori i Edi Ramës, nga zona e QTU Fier, vendi ku është lënë takimi me vartësin e Fatmir Xhafës, telefonon dikë dhe i drejtohet me fjalët “Mora një pako të mirë”.

Më 7 Qershor 2018, aktori i vetëshpallur nga Edi Rama, telefonohet përsëri, personalisht nga Drejtori i Policisë Qarku Fier, i cili e pyet se çfarë po bën dhe ku ndodhet, dhe Alizoti i përgjigjet “lart ku më latë”. Alizoti i kërkon Drejtorit të Policisë Fier që të takojë “Shefin e madh” me patjetër atë ditë, duke e garantuar se “nuk ka më kthim mbrapa, ato që janë bërë nuk kthehen më mbrapa”.”, u shpreh Alibeaj. 

Sipas tij Fredi Alizoti është blerë dhe shantazhuar nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, pas akuzave për përfshirje të vëllait të tij Agron Xhafaj në pazare droge.

“Hetimi u bër nga vartësit e Fatmir Xhafajt. PD pyet sot Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajt dhe ata që punojnë në Krimet e rënda: ‘Çfarë pako ka marrë Fredi Alizoti? Çfarë shërbimi ka ofruar Fredi Alizoti? Kush është Taulanti nga Librazhdi?’

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të fshihen më nga faktet. Xhafaj jo vetëm e ka të vëllain të dënuar për trafik droge, por përdor edhe punonjësit për të shpëtuar vëllain nga burgu.

Përdorimi i shtetit nga Rama dhe Xhafaj është një krim shumë i rëndë. Ky krim do të ishte dënuar rëndë nëse celula në Prokurorinë e Krimeve të Rënda do të punonte. Por kjo celulë e ka bërë zgjedhjen e saj duke i mbyllur gojën denoncuesit. Fundi i tyre është i afërt.”, u shpreh Alibeaj.

Fjala e plotë:

Prej 5 muajve, Fatmir Xhafaj ka braktisur detyrën dhe është angazhuar drejtpërdrejtë në një skenar mafioz të mbrojtjes së trafikantit të drogës Agron Xhafaj.

Është pikërisht skenari mafioz që njoftoi Edi Rama vetëm 2 ditë pasi u faktua që i vëllai i Ministrit të Brendshëm vazhdonte aktivitetin kriminal të trafikut të drogës, ku edhe mashtroi publikisht se kishte ekspertizën shkencore që provonte se ishte sajesë.

Partia Demokratike ka publikuar faktet e plota që provojnë se hetimi ndaj Agron Xhafajt nuk është bërë nga Prokuroria, por nga vartësit e Fatmir Xhafës në Policinë e Shtetit. Prokurorët vetëm kanë noterizuar çfarë i është dërguar nga vartësit e Fatmir Xhafës.

Sot do të bëjmë publike dokumente të reja që provojnë se aktori i Edi Ramës, është gjetur, blerë e shantazhuar nga vetë Fatmir Xhafaj, për të mbrojtur vëllain e tij trafikant.

Në ekran shikoni dokumente zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, që provojnë se Fredi Alizoti, aktori i Edi Ramës, është sajesë e vetë Fatmir Xhafës.

Sipas përgjimeve telefonike, rezulton se:

Në datën 1 Qershor 2018, ditën kur Edi Rama pretendon se aktori i tij Fredi Alizoti është vetëofruar në prokurori në orën 8 të darkës, ai është kapur duke pohuar se ka bërë një muhabet dhe po pret të takojë Taulantin nga Librazhdi, që i ka thënë “hap gojën sa do”.

Menjëherë më pas, ai telefonohet nga Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, me numër telefoni 0694110316, dhe lë takim tek QTU në Fier. Në orën 17.13 minuta, Fredi Alizoti i drejtohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, me fjalët: “Do ta zgjidhësh ti këtë punë, apo ta zgjidhi Shefi lart”? Vetëm 7 minuta më vonë, aktori i Edi Ramës, nga zona e QTU Fier, vendi ku është lënë takimi me vartësin e Fatmir Xhafës, telefonon dikë dhe i drejtohet me fjalët “Mora një pako të mirë”.

Më 7 Qershor 2018, aktori i vetëshpallur nga Edi Rama, telefonohet përsëri, personalisht nga Drejtori i Policisë Qarku Fier, i cili e pyet se çfarë po bën dhe ku ndodhet, dhe Alizoti i përgjigjet “lart ku më latë”. Alizoti i kërkon Drejtorit të Policisë Fier që të takojë “Shefin e madh” me patjetër atë ditë, duke e garantuar se “nuk ka më kthim mbrapa, ato që janë bërë nuk kthehen më mbrapa”.

Partia Demokratike, pyet sot Edi Ramën, Fatmir Xhafën dhe veglat e tyre kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda:

• Çfarë “pako” ka marrë Fredi Alizoti? Kush ia ka dhënë atë?
• Kush është Taulanti nga Librazhdi që i ka thënë Fredi Alizotit “hap gojën sa do”?
• Çfarë shërbimi ka ofruar Fredi Alizoti dhe sa është paguar për këtë?
• Pse e ka telefonuar përsëri në datën 7 Qershor 2018 Drejtori i Policisë së Qarkut Fier shtetasin Fredi Alizoti?
• Cili është “shefi i madh” i Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier që kërkon të takojë Fredi Alizoti?

Partia Demokratike dhe çdo shqiptar i ka të qarta përgjigjet. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të fshihen më përballë fakteve që kanë fabrikuar dëshmitar për të mbrojtur një trafikant droge.

Sot Fatmir Xhafaj është i vetmi Ministër i Brendshëm, qё jo vetëm ka vëllain në burg për trafik droge, por i vetmi që përdor drejtuesit me të lartë të Policisë së Shtetit, për të fabrikuar prova e sajuar dëshmitar, me qëllim që të shpëtojë vëllain trafikant droge nga burgu.

Përdorimi i pushtetit nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, për t’i ofruar mbrojtje shtetërore vëllait trafikant droge të Ministrit të Brendshëm, është një krim shumë i rëndë. Ai do të ishte ndëshkuar rëndë nëse celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, do të kryente detyrën dhe do hetonte krimin e organizuar me mbështetje shtetërore.

Por celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e ka bërë zgjedhjen e vet antiligjore, duke bashkëpunuar në një akt mafioz për të shantazhuar gazetarët, qytetarët dhe opozitën, në përpjekjen e dëshpëruar për t’i mbyllur gojën denoncuesit.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj mund të ndjehen sot të sigurtë përkohësisht sepse kontrollojnë gjykatat e prokurorinë. Ata mund të manipulojnë prova e të fabrikojnë dëshmitar, sepse askush nuk i heton dhe dënon.

Por fundi i tyre është i afërt.
Dita ku drejtësia për to do të behet, nuk është e largët.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *