Vendosni fjalën kyçe....

Panucci flet për ndeshjen ndaj Izraelit: E kam gjetur formacionin


Pas barazimit në miqësoren ndaj Jordanisë, Shqipëria luan nesër në mbrëmje ndaj Izraelit në ndeshjen e radhës në grup, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Tekniku italian Panuçi është sulmuar jo pak nga mediat në vend për shkak të rezultateve të dobëta që ka marrë kombëtarja që prej ardhjes së tij.

Për takimin e nesërm, tekniku ka thënë se e ka përcaktuar formacionin që do të hedhë në fushë.

“E kam zgjedhur formacionin dhe mënyrën si do të luajmë. E kam patur në kokë formacionin pasi kam parë ndeshjen Izrael-Skoci por do e shohim nesër në fushë. Kanë shumë cilësi dhe lojtarë të zotë, do të jetë ndeshje shumë e vështirë për ne.” – tha Panuçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *