Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edmond Spaho, ka reaguar lidhur me debatin e mbrëmshëm mes gazetarëve dhe analistëve të ftuar në emisionin ‘Opinion’ dhe deputetit Ervin Salianji.
Spaho e quan të turpshëm qëndrimin e gazetarëve, duke dhënë se u përpoqën ta denogronin Salianjin me fjalor fyes.
“Po tani cfare do thone zarbot dhe prapanice lepiresit e qeverise? Para paska ofruar maxhoranca dhe Ardi Veliu me Taulantin.
Pame fakte skandaloze per prokurorine e Artes dhe Donikes e cila eshte rreshtuar si prokuroria e Rrapi Minos per te mbrojtur partine dhe Edi Ramen.
Te turpshem tre “gazetaret” te cilet, si ndrikulla te Rilindjes, pa argumenta dhe me fjalor banal e fyes u perpoqen te denigronin Salianjin kur ai paraqiste fakte dhe te verteta te pakundershtueshme.
Te tjere qe ishin aty nuk reaguan por u sollen si sherbetore te perjetshem te qeverise. Na e paraqiten Alizotin si kunatin e Babales por ai qenka vetem i njohur i tij. A e kuptoni sa poshte kemi rene dhe sa tragjike eshte gjendja. “, shkruan Spaho.
Ndër të tjeri, kreu i grupit parlamentar të PD-së, thotë që mediat merren me hollësira të parëndësishme dhe kundërshtojnë provat kundër Ramës mbi inskenimin e një aktori, për të zhvlerësuar audiopërgjimin.
“Shumica e televizioneve, analisteve, emisioneve genjejne pa turp, merren me “hollesira” te pa rendesishme dhe kundershtojne provat qe Edi Rama dhe taborri ka inskenuar nje aktor per te humbur gjurmet.
Po tani cfare do thone kur aktori pranon aktrimin ngaqe i eshte ofruar shperblim nga Ardi Veliu dhe Taulanti? Ngrihuni nje here te vetme kunder padrejtesise dhe fshehjes se te vertetes. Nje dite zjarri do vije edhe tek bytha juaj por do jete vone.”, shkruan Spaho.
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji publikoi mbrëmë në emisionin ‘Opinion’ ku ishte i ftuar, një video në të cilën shfaqej Fredi Alizoti, i cili deklaronte se i është bërë presion nga Drejtori i Policisë dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, për të deklaruar se zëri në audiopërgjimin e Agron Xhafajt, ishte i tiji dhe jo i vëllait të Ministrit të Brendshëm.
Në videon e publikuar, Fredi Alizoti tregon se si Ardi Veliu e merr në makinë , ku së bashku me Taulant Ballën, i ofrojnë lek për t’u ofruar si aktor.
“Drejtori i Përgjithshëm më ka marrë në telefenon dhe më tha ku je të vij të të marr, ka ardhur makina e zezë MB dhe më ka marrë më ka çuar në prokurori”, janë fjalët e Alizotit në video.
Po ashtu ai përmend edhe emrin ‘Taulant’, që sipas deputetit Salianjit, është kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Por pas këtij publikimi, Salianji debatoi ashpër me analistët e ftuar në studio, në veçanti me Mustafa Nanon, i cili përdori fjalor fyes.