Vendosni fjalën kyçe....

Dita Botërore e Shëndetit Mendor, Meta: Familja rol të pazëvendësueshëm


Në ditën Botërore të shëndetit mendor, presidenti i Republikës Ilir Meta, u bën apel mësuesve dhe prindërve për të mbështetur psikologjikisht të rinjtë të përballojnë sfidat në shkollë edhe në jetë, për të parandaluar sëmundjet mendore.

“Sot në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, dua të theksoj rolin e pazëvendësueshëm të familjes dhe komunitetit, për ekuilibrin mendor të një personi. 
Duke iu bashkuar sloganit të OKB-së, “Të rinjtë dhe shëndeti mendor në një botë që ndryshon”, apeloj domosdoshmërinë për të parandaluar sëmundjet mendore, përmes një angazhimi edhe më të madh të mësuesve e prindërve për të mbështetur psikologjikisht të rinjtë dhe për t’i ndihmuar ata të përballojnë sfidat në shkollë dhe në jetë.”, shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *