Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin Fier–Levan, pranë zonës së njohur si Qafa e Koshovicës.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.
Aksi Fier–Levan, veçanërisht zona e Qafës së Koshovicës, konsiderohet një nga pikat problematike për aksidentet rrugore, sidomos gjatë sezonit veror, kur fluksi i automjeteve rritet ndjeshëm.
