Vendosni fjalën kyçe....

Sherri mes dy reperëve, momentet kur Noizy grushton e shqelmon Cllevion (VIDEO)


Publikohet tjetër video nga sherri mes reperit Rigels Rajku të njohur si Noizy dhe ish-anëtarit të TBA-së Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio.

Në videon e publikuar pak më parë nga gazeta Panorama, shihet momenti kur Noziy së bashku me disa miq të tij dhunojnë Kleviol Ahmetin në mes të rrugës dhe në mes të ditës.

Cllevio i cili është mik me reperin tjetër të njohur si Stresi, kishte mbërritur në zonën pranë lokalit të Noizyt së bashku me disa miq të tij.

Fillimisht mes tyre kishte nisur një debat verbal, i cili më pas u përshkallëzua. Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe në momentin kur ky i fundit shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet.

Por Noizy e ndjek pas dhe nis ta godasë edhe tek dera e makinës. Cllevio largohet.

Kujtojmë se lidhur me këtë ngjarje Noizy dhe babai i tij Bashkim Rajku janë proceduar penalisht. Procedimi ka ardhur pas kallëzimit të bërë nga Kleviol Ahmeti apo Cllevio.