Vendosni fjalën kyçe....

“President i lodhur, Parlament analfabet” –protesta në Tiranë vijon me thirrje kreative



Në Tiranë është zhvilluar protesta e 29-të radhazi, ku qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje të forta kundër institucioneve, përfshirë: “President i lodhur, Parlament analfabet”, të brohoritura nga pjesëmarrësit gjatë marshimit.

Protestuesit janë shprehur se qëndrojnë të palëkundur në kërkesën e tyre kryesore, të cilën e cilësojnë si të panegociueshme, ndërsa theksojnë se lëvizja e tyre po vijon prej afro një muaji.

Sipas organizatorëve, protesta nuk është kufizuar vetëm në kryeqytet, por tubime janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit, si dhe në diasporë, ku janë shprehur të njëjtat kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit.

Ndërkohë, pjesëmarrësit kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të shpallura publikisht.