Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim tritoli në një hotel në Sarandë


Një shpërthim tritoli ka ndodhur në katin e parë të një hoteli në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hotelin ‘Dea’ në pronësi të një personi me iniciale N.Y. në Kanalin e Çukës.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi

“Më datë 24.04.2022, rreth orës 21:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në katin e parë të një hotelit, në pronësi të shtetasit N. Y., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”