Vendosni fjalën kyçe....

“Na duhet fytyrë tjetër përtej “Berishizmit”, të bashkojmë opozitën” – Salianji


Ervin Salianji shpalosi sot alternativën për ringritjen e PD-së. Në takimin e mbajtur te Akademia e Arteve, ish-deputeti tha se partisë i duhet një fytyrë tjetër përtej Berishizmit. Përpara qindra të mbledhurve, Salianji theksoi se synimi I vetëm i lëvizjes është kthimi I PD-së në forcë fituese.

“Të gjithë ne nuk kemi asnjë privilegj nga PD, por kemi zemër, kemi dinjitet. Ju falënderoj të gjithëve që na u bashkuat sot në këtë takim. Kjo lëvizje nuk është asgjë tjetër veçse ta kthejë PD-në dhe opozitën në krye të qeverisjes dhe të mbyllim një orë e më parë ciklin e Edi Ramës. Ne s’kemi pasur qëllim të ndajmë, por të hapin një debat. Ne mund të rritemi vetëm duke shkuar përtej vetes, duke ndërtuar norma. Në vetëm një dekadë, numri i nxënësve që nisin shkollën thuajse është përgjysmuar. Qytetet boshatisen. Sot fatkeqësisht mosha mesatare e popullsisë në Shqipëri po plaket me ritme të shpejta. Rama është autokrati i Shqipërisë, Berisha autokrati i opozitës”, tha Salianji.

Gjatë takimit me demokratët në Tiranë, Salianji tha se emërimet klienteliste në PD duhet të marrin fund. Sipas Salianjit, sot në PD promovohen të dështuarit dhe largohen të suksesshmit.

“Të hapur ndaj kujtdo që dëshiron largimin e Ramës. Ne duhet të kthejmë meritokracinë si standard. Sot në PD më të dështuarit promovohen dhe më të suksesshmit ndëshkohen. Duhet t’i japin fund emërimeve klienteliste në PD. PD duhet të bashkojë çdo copës opozitarizmi. Ne besojmë se PD ka mundësi për të pasur një fytyrë tjetër, përtej berishizmit. Të bashkojmë opozitën, demokratët dhe gjithë shqiptarët që duan ndryshim Shqipëria ka nevojë për një opozitë të madhe, moderne e gjithëpërfshirëse. Kjo është një betejë për të ardhmen. Kjo lëvizje nuk është e lehtë, por e drejtë. Sot pasi kemi shkelur të 12 qarqet, jam më krenar se kurrë për të gjithë mbështetjen që kemi marrë”, shtoi ai.