
Një situatë sa gazmore, aq edhe e pritshme, është shfaqur sot në Peshkopi, kryeqendrën e Dibrës, në turin e dëgjesave që ka nisur qeveria e opozita për reformën e re administrative territoriale.
Një zonjë në moshë që mori fjalën, nuk i kurseu lëvadatat për Partinë Socialiste në pushtet teksa tha se ajo ka punuar shumë për popullin.
Deklarata e saj nuk u prit mirë nga një pjesë dëgjuesish, që ishin ulur në të djathtë të sallës, të cilën shprehën kundërshtinë me atë që pohoi zonja.
Kjo e fundit, pa u ndalur, u kërkoi që të qepnin gojën pasi po fliste ajo.
“Populli është i knaqun, Partia Socialiste ka punu…qepe, qepe, jam t’u fol unë. Hajde mbylle…”