Vendosni fjalën kyçe....

Gërmimet për Rindërtimin nxjerrin predhën luftarake në Lezhë


Gjendet një predhë luftarake në Lezhë. Predha është gjetur pranë Bulevardit “Gjergj Fishta” gjatë gërmimeve që po kryhen në kuadër të programit të rindërtimit për rehabilitimin e rrugës kryesore.

Predha është konstatuar nga punonjësit e firmës dhe menjëherë janë ndërprerë punimet.

Zona është rrethuar nga policia, ndërsa po kryen veprimet nga Forcat Xheniere të thirrura në vendngjarje. Ende nuk dihet se çfarë periudhe mund t’i përkasë kjo predhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *