Vendosni fjalën kyçe....

“Rama turpi i Shqipërisë në sytë e botës, jemi në kilometrin e fundit” – Berisha


Kreu i PD-së Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Rama, duke e quajtur turp në sytë e botës. Gjatë një takimi me banorët e Astirit, kryeopozitari shtoi se opozita ka mbërritur në kilometrin e fundit të bejetës kundër qeverisë.

Berisha përmendi rezolutat e disa institucioneve ndërkombëtare, për të cilat tha se ishin tregues i vjedhjes së zgjedhjeve nga ana e qeverisë.

“Ku është sot hajduti që ju thoshte se kam mbjellë 1 milion pemë, pasi kishte vjedhur fondet e 1 milion fidanëve? Ku është sot ky hajdut? Atje ku e meriton. Pasi i dhamë atij atë ndëshkim, atë plagë, atë damkë nga e cila ai nuk shërohet më kurrë. Ju e patë. Ju e patë se si, se si tetw rezoluta të të gjitha forcave politike të qendrës së djathtë dhe të djathtë në botë damkosën Edi Ramën si narkodiktator. Damkosën Edi Ramën si armik të votës së lirë. Damkosën Edi Ramën si hajdut të papërmbajtur dhe mbështetën Partinë Demokratike, si një forcë politike që mbron interesat tuaja, si një forcë politike që ka një program shpëtimtar për Shqipërinë, që ka një program për qytetarët, mëkëmbjen e tyre, rrogave, pensioneve, shërbimeve të tyre, që ka një program për luftën me zero tolerancë kundër korrupsionit, për shtypjen me të gjithë forcën e ligjit të krimit. Dy vite më parë Edi Rama, i cili zëvendësoi vlerat, moralin e vlerave dhe të ligjeve të drejta, me moralin kriminal të familjes së tij. Mbahej me lavdata falë korrupsionit që bënte dhe lobimeve korruptive të tij. Shpallej shembull e të tjerë e të tjerë. Çfarë është sot Edi Rama në sytë e botës? Është, dijeni mirë, një turp qeveritar. Është një njeri i plagosur dhe i pashpresë.” – tha Berisha.