Vendosni fjalën kyçe....

30 të vdekur nga rrëmuja në kalanë historike “Laferriere” të Haitit


30 persona u vranë të shtunën në një rrëmujë në pjesën veriore të Haitit, deklaruan autoritetet, duke paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet.

Jean Henri Petit, kreu i Mbrojtjes Civile, tha se ngjarja ndodhi në Kalanë Laferriere, një fortesë e fillimit të shekullit të 19-të, e ndërtuar pak kohë pas pavarësisë së Haitit nga Franca.

Si një nga atraksionet turistike më të njohura të Haitit, fortesa ishte e mbushur plot me studentë dhe vizitorë të shtunën, të cilët kishin ardhur për të marrë pjesë në kremtimin vjetor të këtij siti që mbrohet nga UNESCO, shtoi Petit.

Kryeministri Alix Didier Fils-Aimé tha në një deklaratë se ai “u shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta familjeve të viktimave dhe i siguron ato për solidaritetin e tij të thellë gjatë kësaj kohe zie dhe vuajtjeje të madhe”.

Petit sqaroi se rrëmuja ndodhi në hyrje të vendit, duke shtuar se shiu e përkeqësoi më tej katastrofën.

Kjo ngjarje vdekjeprurëse vjen ndërkohë që Haiti po përballet me dhunë të përhapur nga bandat që kanë masakruar civilë, si dhe me një shtypje gjithnjë e më të përgjakshme nga forcat e sigurisë.

Kombi ishullor ka qenë gjithashtu viktimë e fatkeqësive të ndryshme në vitet e fundit, duke përfshirë një shpërthim të depove të karburantit në vitin 2024 që vrau dy duzina njerëzish, një tjetër shpërthim karburanti në 2021 që vrau 90 persona dhe një tërmet që la rreth 2,000 të vdekur po atë vit, shkruan Reuters.