
Indekset kryesore të Wall Street-it u ngjitën të mërkurën drejt niveleve më të larta të pothuajse një muaji.
Lajmi për armëpushimin uli çmimet e naftës bruto, nisur nga pritshmëritë se furnizimi me energji përmes Ngushticës së Hormuzit mund të rifillojë.
Tregjet globale, të cilat prej javësh ishin të lëkundura nga sinjale kontradiktore, shënuan një rritje të hovshme; bursat në Azi dhe Evropë u rritën, ndërsa çmimi i naftës ra nën 100 dollarë për fuçi.
“Edhe pse ka ende pasiguri se sa i qëndrueshëm do jetë ky armëpushim, aksionet mund të lëvizin lart edhe pa u zbardhur të gjitha detajet…mjafton qoftë edhe aroma e zbutjes së tensioneve,” tha Robert Edwards, drejtor i investimeve në Edwards Asset Management.