
Analisti Baton Haxhiu, në një intervistë për MCN TV, kritikoi ashpër rolin e Gjermanisë në vendimmarrjet politike ndërkombëtare, duke e cilësuar atë si një nga vendet më të korruptuara aktualisht.
“Mendoj që Gjermania është një prej vendeve më të korruptuara në këtë moment dhe është ndoshta nga kryesorët që vendos kush duhet të hyjë apo jo. Nuk është etike cfarë bën Gjermania dhe mendoj që ka ardhur koha që këto gjëra që kanë të bëjnë për një person të mos jenë faktorë sepse na kanë lodhur me gjëra pa lidhje.”
“Dorën në zemër i gjithë shteti gjerman, ish-kryeministri ose kancelari gjerman ka punuar për Putinin që kaq kohë”, u shpreh Haxhiu.