
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti mes disa të rinjve.
Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, ku gjatë një sherri dyshohet për motive banale, është goditur me thikë shtetasi Egli Pashollari.
Si pasojë e plagëve të marra, 31-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit apo autorëve të përfshirë në konflikt.