
Ish-kreu i Këshillit të Drejtësisë Kreshnik Spahiu tha se SHBA-ja do kishte bërë më mirë të hiqte vizat turistike se ato për punë apo bashkime familjare.
Ai komentoi vendimin e fundit të SHBA-së për pezullimin e vizave për Shqipërinë, Kosovën e 73 vende të tjera.
“Kur Trump ka ardhur në Shtëpinë e Bardhë ka sjellë një vizion tjetër për një rend të ri botëror. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë ende ambasador amerikan, sepse ky është një lloj mesazhi diplomatik ndaj shteteve që nuk dërgon ambasador. Trump funksion në regjimin e tij politikë si një biznesmen, për të është më i rëndësishëm dollari, sesa qëniet njerëzore. Për të është me rëndësi që të kursejë lekë sesa të drejtat që familjet të bashkohen me familjet e tyre. Po unë them më mirë të hiqeshin vizat turistike, pra më mirë të rrimë ne pa shkuar në Amerikë, sesa të rrinë pa u bashkuar familjet”, tha Spahiu..