Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi mafioz i biznesmenit në Elbasan, shoqërohet personi që përdori makinën “Audi”


Policia e Elbasanit ka shoqëruar një person të identifikuar si Naldo Gjoni, lidhur me ekzekutimin mafioz të Edmond Hykës alias Mondi Mëhalla, mbrëmjen e djeshme në Elbasan.  

Gjoni dyshohet se ka përdorur ditët e fundit makinën tip “Audi” që u përdor në vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar, në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij.

Ai është kapur nga kamerat duke bërë pagesën te trau. Makina “Audi” ishte e regjistruar si pronë e kompanisë së Mëhallës ndërsa u gjet e djegur afër Librazhdit pas krimit, në fshatin Mirakë.

Mëhalla u qëllua me dy plumba në kokë, që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.