
Një 33-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në Roskovec.
Viktima Klajdi Hoxha, banues në fshatin Strum po udhëtonte me motor ku është përplasur me një makinë që drejtohej nga një person me iniciale B.C.
Njoftimi
“Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”