Vendosni fjalën kyçe....

800 gramë tritol dyshohet se u përdorën në atentatin ndaj Isuf Jaçajt në Sarandë


800 gramë tritol dyshohet se janë përdorur në atentatin ndaj Isuf Jaçajt në Sarandë mbrëmjen e djeshme. 58-vjeçari humbi jetën në vend pas shpërthimit të makinës ku ishte vënë lënda plasëse.

Deri tani për ngjarjen janë shoqëruar dhjetëra persona, shkruan BW. Jacaj ishte emër i njohur për drejtësinë ndërsa është babai i 31-vjeçarit Klaus Jaçaj, i cili ndodhet në burg për plagosjen e dyfishtë të 31 korrikut 2025 ndaj Ernest Lamas dhe Gëzim Hoxhajt.

Jaçaj dysohet se ndihmoi Ramadan Zoton (Canajn) dhe Erjon Canajn të cilët akuzohet se qëlloi ndaj dy të rinjve në Sarandë.

Klaus Jaçajt i hodhën në erë makinën tre muaj më parë.