
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar që anëtarët e NATO-s të ndalojnë blerjen e naftës ruse dhe të mbështesin tarifat e larta ndaj Kinës, të cilat ai pretendon se mund t’i japin luftës në Ukrainë.
Në një postim në Truth Social të shtunën, Trump i qortoi vendet e NATO-s për atë që ai e quajti mungesë gatishmërie për të shkuar aq larg sa për të ndaluar armiqësitë midis Moskës dhe Kievit.
“Jam gati të vendos sanksione të mëdha ndaj Rusisë kur të gjitha vendet e NATO-s të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia”, shkroi ai.
Ai argumentoi se angazhimi i NATO-s “për të fituar ka qenë shumë më pak se 100% dhe blerja e naftës ruse, nga disa, ka qenë tronditëse”, duke shtuar “kjo dobëson shumë pozicionin tuaj negociues dhe fuqinë negociuese ndaj Rusisë”.
Presidenti i SHBA-së gjithashtu propozoi që anëtarët e NATO-s të vendosin tarifa prej 50% deri në 100% ndaj Kinës, të cilat ai tha se do hiqen pasi të përfundojë konflikti në Ukrainë, duke e portretizuar atë si një levë shtesë mbi Rusinë për të ndaluar armiqësitë.
Zyrtarët e NATO-s dhe krerët e shteteve të BE-së ende nuk kanë komentuar mbi apelin e Trump.
Postimi i Trump vjen ndërsa SHBA-të kanë shtyrë BE-në të vendosë tarifa shtesë jo vetëm ndaj Kinës, por edhe ndaj Indisë, për shkak të importit të vazhdueshëm të naftës ruse.
