
Ligjvënësit francezë votuan të hënën për të rrëzuar kryeministrin François Bayrou, duke e zhytur vendin në një krizë të re politike dhe duke e lënë pa qeveri në një kohë të rritjes së tensioneve ekonomike dhe gjeopolitike.
364 deputetë votuan kundër Bayrou dhe 194 votuan pro tij, pasi ai thirri votimin në një përpjekje për të çuar përpara një plan kursimi jopopullor prej 44 miliardë euroshqë përfshinte heqjen e dy festave zyrtare dhe ngrirjen e shpenzimeve qeveritare. 364 votat kundër Bayrou ishin shumë mbi pragun prej 280 votash të nevojshme për të rrëzuar qeverinë, shkruan CNN.
Bayrou tani do detyrohet të japë dorëheqjen pas vetëm nëntë muajsh në detyrë, duke ndjekur gjurmët e paraardhësit të tij Michel Barnier, i cili humbi një votë mosbesimi dhjetorin e kaluar.