Vendosni fjalën kyçe....

Shtatë viktima nga të shtënat me armë brenda supermarketit në SHBA


Ka shkuar në shtatë numri i viktimave nga të shtënat me armë në një dyqan të Walmart në Virxhinian lindore, SHBA.

Ngjarja ka ndodhur natën e së martës.

Sipas policisë, një telefonatë mbërriti rreth orës 10 të mbrëmjes ndërsa efektivët mbërriten mënjëherë në vendin e ngjarjes, por në atë kohë të shtënat kishin përfunduar.

“Policia e Chesapeake konfirmon 7 viktima, duke përfshirë edhe sulmuesin, nga të shtënat e mbrëmshme në Ëalmart në rrethin Sam.”- thuhet në njoftim.

Qyteti i Chesapeake në Virxhinia, është rreth 240 km në juglindje të Uashingtonit.

Sulmi në Chesapeake pason një tjetër të shtëna masive të shtunën, ku pesë persona u vranë dhe 17 u plagosën në një klub LGBTQ në Kolorado.

Hetuesit besojnë se sulmuesi ishte një punonjës ose ish-punonjës i dyqanit që hapi zjarr ndaj punonjësve të tjerë në një dhomë pushimi, raporton CNN.

Zyrtarët besojnë se sulmuesi në një moment e ktheu armën kundër vetes.

Pesë pacientë po trajtoheshin në Spitalin e Përgjithshëm Sentara në Norfolk aty pranë.