Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Do anulojmë check up-in, pensionistët analiza falas dy herë në vit, udhëtim me gjysmë çmimi


Kreu i PD-së premtoi sot se pensionistët do i kenë analizat falas dy herë në vit ndërsa do mund të udhëtojnë në gjithë vendin me gjysmën e çmimit. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në selinë blu, Berisha tha se koncesioni i check-up do anulohet menjëherë.

“Pensionistët kërkojnë jo udhëtim falas, por me gjysmë çmimi, dhe unë këtë ua premtoj atyre: udhëtim me gjysmë çmimi në gjithë Shqipërinë. Check-up do anulohet menjëherë. Pensionistët do kenë të drejtën të bëjnë analizat falas çdo gjashtë muaj.” – tha Berisha.

Kryedemokrati shtoi më tej se pensionistët e kanë pëlqyer programin dhe se nuk kërkojnë gjë tjetër veç të marrin atë që u takon njësoj si pensionistët në Mal të Zi, Kosovë e Maqedoni.

“Mua më rezulton se pensionistët e kanë pëlqyer programin e PD-së dhe pensionistët janë kundër, refuzojnë qëndrimin cinik të Edi Ramës ndaj tyre, mashtrimet e tij për humnerën, por edhe bonuset, dhurata me pikatore. Pensionistët nuk duan gjë tjetër veç se shpërblimin që meritojnë, siç janë pensionistët në Kosovë, Maqedoni e Mal të zi. Një pensionist në Shqipëri  merrte më shumë se një pensionist në Bullgari e Rumani, që ishin anëtare të BE-së. Sot është rrokullisur. Sot janë të fundit. Pse, sepse administrata nuk paguan sigurimet shoqërore.  Sepse Edi Rama në mënyrën më të paimagjinueshme ndan 16 milionë euro nga 8 miliardë, për pensionistët.  Sigurisht që pensionistë kanë pëlqyer realisht paketën e dhembshurisë.” – shtoi Berisha.