Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Kastriot Myftaraj vdiq si gazetari më i persekutuar në Evropë, Rama e dënoi me 1 vit burg


Kryetari i PD-së Sali Berisha ka kujtuar sot analistin e ndjerë Kastriot Myftaraj, i cili ndërroi jetë javën e kaluar pasi u hodh nga pallati ku banonte. Berisha thotë se Myftaraj u persekutua nga kryeministri Edi Rama, duke kujtuar dënimin me 1 vit burg.

“Këto ditë ka vdekur një gazetar i cili ka qenë një gazetar i lirë, i pavarur, shkruante kundër çdo kryeministri, qeveritari. Si shkrime kishte më shumë se të gjithë ju të marrë së bashku. Natyrisht siç ndodh në jetën intelektuale, mund të kishte ndonjë problem të shëndetit mendor.

Por ai vdiq si gazetari më i persekutuar në Europë. Nga kush? Nga Edi Rama. Kastriot Myftaraj u persekutua mizorisht nga Edi Rama. Ndonëse i diheshin problemet. E mori për hatër të Romana Vlahutin dhe e dënoi me 1 vit burg. A dënoheshin të ngjashmit kund në botë si ai?

Dhe doli me një raport mjekësor. I pamëshirë, i pangopur në urrejtjen e tij Edi Rama. Përsëri e merr dhe e çon në gjykatë, e padit. Tani më thoni ju mua ça ndodhi me të ndjerin? U vetëvra apo u vra? U hodh apo e hodhën? Këto nuk i di.

Por ajo që them me siguri, një shpirtkazmëri e pashembullt e kreut tuaj që s’e ka bërë asnjëri. Dhe e keqja thotë një fjalë, nuk ka fund. Kjo e keqe e madhe, kjo vrasje pothuajse shtetërore merr firmën e zezë të një talebani në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. E dini çfarë tha ai, qytetari i parë i Tiranës?

Të marrim si variant se u hodh nga ballkoni, tha: ‘Kritikoni, kritikoni, por do e pësoni si ai’! E tha duke qeshur. E thashë qeparë tabelan, por çfarë mund ta quash njeriun që i dëshiron vdekjen atij që kritikon me fjalë. Ai është njëri prej jush, por njeri nuk është.

A mundet një njeri të thotë për një tjetër, i cili dihet që kishte një problem, të thotë ‘mirë iu bë’, ‘Do ju bëhet si atij’? Ja çfarë keni ju në mesin tuaj, njëri iu heq votën dhe iu kthen në skllevër.

Tjetri thotë mirë që vdiq se ai përdori fjalën apo pendën kundër meje. Çfarë do thoshte një taleban në vend të tij? Edhe ai do thoshte mirë iu bë. Po e vështirësoni shumë.

Çdo ditë këtu në Parlament bëhet një ditë shumë e vështirë me ju. Dhe e patë 7 korrikun, boll vodhe, ik. E vërteta është që ajo brohoritje, ajo thirrje do të thërrasë në çdo shtëpi tuajën që keni vjedhur, të atyre që kanë vjerdhur. Prandaj, trondituni!”-tha Berisha.