Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj: Të moshuarit u përdorën, nuk ka transaksione bankare mes kompanive por fatura dhe para cash


Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën Briseida Shehaj deklaroi në emisionin ‘Task Force’ në Syri TV se të moshuarit janë përdorur në aferën e inceneratorëve përmes skemave mafioze.

Shehaj tha se në shumicën e rasteve nuk ka transanksione bankare, por shkëmbim faturash dhe para cash. Ndër të tjera Shehaj u shpreh se kontratat nuk janë noteriale.

Sipas Shehajt, të moshuarit janë përdorur nga mashtruesit e inceneratorëve.

“Zonja thotë se s’di asgjë. Gjyshja dje në intervistë tha se i kanë marrë firmën, kam idenë që janë përdorur. Kur hulumtoja në mars 2022 shihja dhe firmat në bilance.

Kanë vepruar në emrin e tyre. Kontratat nuk kanë qenë noteriale. Kur kanë bërë transaksione, e kanë bërë në vlera 100 mijë lekë.

Këta ekonomistët, kanë bërë fatura, nuk ka transanksione bankare në shumicën e rasteve. Ka shkëmbim faturash, paratë cash.

U bë nipti, faturat, kompania e inceneratorëve pranon faturën, ai rrit shpenzimet, këta bëjnë sikur bëjnë punë. Lekët nuk i merr ky, por i merr, kush i ka marrë, ta gjejë SPAK.

30 mln euro është ajo që ka ndodhur, nëse inceneratorët kanë marrë 12 mld lekë deri tani, 120 mln dollarë, 4 mld lekë janë fatura të shkëmbyera me inceneratorët.

Tek ky 40 mln dollarëshi që themi, futet pjesa e mashtrimit, evazioni. Nuk ka transanksion 30 mln euro.”-tha Shehaj.