Vendosni fjalën kyçe....

Bannon: Lëvizja e Trump më e fuqishme se kurrë, nëse rikandidon fiton


Ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon, në një intervistë me Evi Kokalarin të transmetuar në Syri TV, foli për lëvizjen e Donald Trump.

Bannon thekson se lëvizja e Trump është më e fuqishme se kurrë, duke shtuar se nëse ish-presidenti amerikan kandidon sërish, është e sigurt se fiton.

“Trump është fokusuar tek vjedhja e zgjedhjeve. Në të gjithë Amerikën kemi një kryengritje populiste e mediat kanë nisur që të raportojnë për këtë. Nëse Donald Trump do të rikandidojë, do të fitojë patjetër.  Në Amerikë e kuptojnë se hapja e kufirit do të thotë pushtim.

Ne kemi përballë një parti, që nuk mendon se Xhorxh Soros nuk është njeri i keq. Ne jemi patriotët që e duam më shumë Amerikën. Fuqia më e madhe që kemi është e forces, e kombinuar me atë të vullnetit. Po flasim për para e pushtet e ne kemi për t’ia dalë. Ne kujdesemi për gjendjen e kombit, për lirinë, për individin, jemi si vëllazëri kombesh në mbarë globin”, u shpreh Bannon.