Vendosni fjalën kyçe....

“Sallat e Foltoreve të Berishës i mbush Qifja” – Bardhi përmend emrin e ish-deputetit demokrat që bëri fushatë për djalin e Aqif Rakipit


Në Konferencën e sotme për mediet, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, përsëriti akuzat se në krah të Berishës është një person që ka bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit, deputetin Ornaldo Rakipi.

“Po tani çfarë na u tha, “ejani atë ditë dhe verifikojini, ndonjë emër na e jep edhe “Qifja” (Aqif Rakipi) ta fusim aty, që të mbushim sallën. Kështu dëgjova dje se ky grupi nismëtar do të bënte certifikimin dhe aty ishte shefi i shtabit të Ornaldo Rakipit, e ka pasur përballë Flamur Noka (i referohet Keltis Krujës, ish-deputetit të PD). Dhe ky shefi i shtabit do të verifikojë mandatet? Organizator i shtabit organizator të “Foltores. Banda dhe krimi i organizuar nuk thërret Kuvend të Partisë Demokratike.” – tha ai.

Por këtë radhë ai zbuloi edhe emrin e personit në fjalë, ish-deputeti i PD-së, Keltis Kruja.

 “Unë besoj që ti e di por besoj që pyetjen ma bën për qytetarët dhe unë për qytetarët do e them. Ish-deputeti i PD-së Kruja, ka qenë shef i Shtabit të Ornaldo Rakipit. E ka pasur përballë Flamur Noka në Vorë, nuk e kam pas unë, po e përsëris.

Unë kam qenë në Elbasan, ai nuk ka qenë në Elbasan. Dhe për fat të keq, për herë të parë pas shumë vitesh ne në Vorë kemi marrë rezultatin më të dobët historik si parti. Edhe më të dobët se në 2017-ën, në Vorë. Dhe Vora është bashkia që ka nxjerrë deputet Ornaldo Rakipin. Analizën e bëjnë demokratët vetë, nuk do e bëj unë analizën. Sot këtu, se unë sigurisht analizën do ta bëj.”- tha Bardhi.

Keltis Kruja