Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Jam rritur me foton e Berishës në shtëpinë time, por kam përgjegjësi të mbroj interesin e demokratëve


Në daljen e sotme për mediet, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi u shpreh se është rritur me fotografinë e Sali Berishës por përsëri kjo gjë nuk e pengon atë të mbrojë interesin e partisë.

Ai iu ka kërkuar mbështetësve të Berishës që nëse duan të mbledhin Kuvendin Kombëtar të depozitojnë firmat sipas procedurës.

 “Nëse nuk verifikohen firmat para se të shkohet në Kuvend, kush e ka thirrur Kuvendin? Kuvendin e thërret kërkesa e të paktën ¼ të anëtarëve të Këshillit Kombëtar që kanë emër dhe mbiemër. Si mund të thuhet nuk i jepet sekretarit të përgjithshëm? Gjysma e përbërjes së Kuvendit Kombëtar është publike. Çfarë të dhënash mbajnë konfidenciale. Të dhënat mbahen konfidenciale sepse nuk janë firmat, po të ishin firmat do ishin depozituar sipas rregullave. A duan Kuvend Kombëtar të PD-së, të sjellin firmat.

Nuk mbledhim organe partish me shpikje personale për halle personale. Kjo është parti e demokratëve. Nuk ka të drejtë askush të tallet as me sakrificën e as mundin e tyre. Unë jam zgjedhur sekretar në 2019 me firmën e Berishës, jam krenar për këtë gjë. Jam rritur me fotografinë e Sali Berishës në shtëpinë time, por kjo nuk më pengon që kur unë shikoj që ngatërrohet interesi i demokratëve me interesin personal, unë me përgjegjësinë që kam duhet të mbroj interesin e PD-së dhe demokratëve. Nëse duhet të mblidhet Kuvendi, depozitoni firmat sipas procedurës.”- tha Bardhi.