Vendosni fjalën kyçe....

Spartak Ngjela: Firmat e mbledhura nga Berisha janë të falsifikuara, Basha të bëjë denoncim në SPAK


Avokati Spartak Ngjela thotë se firmat e mbledhura nga ish-kryeministri Sali Berisha të cilin e konsideron figurë anti-historike, janë të pavlefshme.

Madje gjatë intervistës për “News 24”, Ngjela i sugjeroi Lulzim Bashës të bëjë kallëzim në SPAK për këtë.

 “Është figurë anti-historike e PD. Do ta dëgjoni sa t’i dalin provat nga Uashingtoni dhe nuk po e lejon partinë të ngjitet drejt perëndimit. Nëse nuk paraqesin firmat brenda statutit është nul gjithçka… por po të isha unë kryetar partie do bëja denoncim në SPAK. Kemi të dhëna që kanë falsifikuar firmat dhe kjo është vepër penale, por e ka kryetari i partisë në dorë. Do ta çojë apo jo në SPAK. Vetëm goditja penale neutralizon mashtruesit.”- tha Ngjela.

Më pas ai e akuzoi Berishën se kërkon destabilizimin e vendit: “Berisha nuk ka dalë për të ndërruar kryetarin, do të bëjë sikur që të bëjë destabilizimin e Shqipërisë.“